Shqipëria
Një milion dollarë për Shqipërinë si vend me moton “Pa COVID”
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një fond prej një milion dollarësh me qëllim që të promovohet si vend me moton “COVID free” (Pa COVID). Fondi do të shërbejë që Shqipëria të reklamohet në tregjet e huaja si vend që s’ka kufizime e masa kundër pandemisë për turistët e huaj.
Shqipëria s’pati vendosur kufizime e masa për turistët as vitin e shkuar. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se përgjatë verës do të hiqen të gjitha kufizimet e brendshme.
Shumë vende tashmë kanë nisur reklamimin për të tërhequr sa më shumë turistë, por edhe ky sezon do të mbetet një test se si do të jetë ecuria e turizmit, edhe pse mendohet se do të jetë pa dyshim më i mirë se një vit më parë.
Vaksinimi i qytetarëve brenda e jashtë vendit është një element i shtuar që turistët t’i rikthehen normalitetit.
Shqipëria këtë vit ka shumë shanse të mirëpresë një bum të vërtetë turistësh nga e gjithë bota. Megjithatë, Shqipëria ka varur shpresat nga Kosova edhe për këtë sezon turistik, i dyti në kohë pandemie.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë në vend për sezonin e ri të turizmit. Rama ka deklaruar se Qeveria ka mësuar nga sezoni i kaluar, dhe ka premtuar se kësaj radhe kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur për mikpritjen e turistëve si dhe operatorët turistikë do të kenë sa më pak shtrëngesa.
Kosova ka mbajtur gjallë turizmin në Durrës, thonë përfaqësues të hotelerisë atje. Sipas përfaqësuesve të hoteleve, turistët më të shumtë janë nga rajoni i Ballkanit, vendet e Bashkimit Evropian dhe ato nordike. Por, për shkak të pandemisë fokusi për sivjet do të jetë te shtetet e Ballkanit.
Në Shqipëri deri tash janë kryer mbi 632 mijë vaksinime.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













