Lajme

Njeriu me fat, fiton 1 milion dollarë pasi i’u dogj shtëpia nga zjarret në Australi

Histori interesante, i’u dogj shtepia, fitoi lotarinë

Padyshim që njeriu asnjëherë nuk duhet dorëzuar dhe se fati ju buzëqesh atëherë kur ju nuk e prisni. E kjo i ndodhi pikërisht një qytetari në Australi. Edhe pse shtëpia iu dogj nga zjarret në Australi, ai ka fituar 1 milion dollarë në lotari.

Sipas mediave atje, burri i cili preferoi të mbeste anonim për mediat tha se asnjëherë nuk mendonte se mund të ndërtonte shtëpinë sërish pasi ajo u shkrumbua nga zjarret.

“Me padurim pres të shkoj në shtëpi dhe të puth gruan, dhe t’i jap lajmin e madh. Kisha humbur shpresat se do ta ndërtoja shtëpinë sërish. Ishin numrat e fatit të gruas”- tha fituesi i lotarisë.

Kujtojmë që zjarret në Australi kanë filluar që nga mesi i dhjetori dhe deri tani kanë shkrumbuar rreth 2000 banesa dhe kanë marrë jetën e 26 personave dhe miliona kafshëve. /Albinfo.ch.