Bota
Njeriu më i pasur në Francë dhe burri i Salma Hayek dhurojnë 300 mln € për rindërtimin e katedrales
Burri miliarder i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi një zjarr katastrofik shkatërroi kulmin e saj.
Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault e bëri njoftimin vetëm disa orë pas tragjedisë.
Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent.
Ai foli pasi presidenti Emmanuel Macron deklaroi jashtë katedrales gotike se një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve për të rivendosur Notre Dame do të fillojë të martën.
Ai tha, ndërsa ‘më e keqja ishte shmangur’ dhe fasada dhe dy kulla të shpëtuara, ‘orët e ardhshme do të jenë të vështira’.
Presidenti francez Emmanuele Macron u zotua se do të rindërtojë katedralen mesjetare të Notre-Dame pas zjarrit të rënë pasditen e të hënës ku u shkatërrua një pjesë e madhe e ndërtesës gotike 850 vjeçare, përcjell albinfo.ch.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i njeriut më të pasur të Francës, i cili ka premtuar 200 milionë euro për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris, duke shifrën e dhënë nga burrit të Salma Hayek.
Miliarderi Bernard Arnault, kreu i grupit të mallrave luksoze LVMH, menjëherë u bë donatori më i madh pas apelit të lëshuar nga presidenti Emmanuel Macron.
“Familja Arnault dhe grupi LVMH, të solidarizuar me këtë tragjedi kombëtare, do t’i bashkohen rindërtimit të kësaj katedraleje të jashtëzakonshme, simbol të Francës, të trashëgimisë dhe unitetit të saj”, thanë ata.
Grupi i fuqishëm me rreth 70 marka – Louis Vuitton, Christian Dior, Fendi, Sephora, Dom Perignon dhe Hennessy – arriti një rekord në vitin 2018 me shitje që arritën shifrën 46,8 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














