Lajme
Njoftim nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që janë në Gjermani dhe kanë vizë Schengen apo viza të llojeve të tjera dhe u ka skaduar afati, nuk kanë nevojë të paraqiten në Ambasadën e Kosovës në Berlin apo Konsullatat tona në Berlin, Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg, transmeton albinfo.ch.
Bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, shtetasit e Kosovës që janë në Gjermani dhe u ka skaduar apo skadon viza duhet të lajmërohen përmes E-Mail, Telefon apo edhe personalisht në Zyrat Vendore ku janë të lajmëruar në Gjermani dhe aty të bëjnë kërkesën për vazhdimin e vizës, e cila si pasojë e Covid-19 do t’u vazhdohet nga autoritetet vendore gjermane. Nëse këto Zyra vendore gjermane janë të mbyllura- nuk punojnë me palë, kërkesa duhet të bëhet me E- Mail.
Të gjithë shtetasit e regjistruar për kthim në Kosovë i lusim miqësisht të mos thërrasin dhe të lajmërohen disa herë për të njëjtën kërkesë. Listat azhurnohen rregullisht dhe përcillen në Prishtinë, prej ku edhe bëhet kthimi i organizuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike