Lajme
Njoftim për të gjithë shtetasit shqiptarë në Gjermani
Njoftim nga Ambasada Shqiptare Gjermani
Ambasada Shqiptare Gjermani njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se për shkak të ngritjes së nivelit të rrezikshmërisë nga Covid-19 në të gjitha vendet, do të pezullojnë të gjitha takimet me publikun, prej datës 16 deri në 31 mars 2020! Dhe do të ofrojë shërbime vetëm për raste emergjente (në rast fatkeqësive apo të humbjes së dokumenteve), shkruan albinfo.ch.
Ju njoftojmë se në vijim të situatës së jashtëzakonshme të përhapjes së Covid-19 në Gjermani, sektori konsullor i Ambasadës së RSH në Berlin dhe Konsullata e RSH në Mynih, pezullojnë të gjitha takimet me publikun, prej datës 16 deri në 31 mars 2020!
Të gjitha takimet e planifikuara në këto data do të shtyhen. Njoftimet për datat e reja të takimeve do ju dërgohen në vijim me anë të postës elektronike nga stafi i shërbimit konsullor të Ambasadës në Berlin dhe i Konsullatës në Mynih.
Përjashtim nga ky njoftim përbëjnë vetëm rastet tepër të veçanta, të lëshimit të Lejeve të Kalimit për personat e bllokuar ne kufij apo aeroporte, si dhe Lejet e Transportit të Trupit për rastet e vdekjes.
Shërbimet e tjera konsullore të ofruara nga sektori konsullor i Ambasadës së RSH në Berlin, do të vijojnë të ofrohen online si dhe me postë. Lutemi vijoni me aplikimet në sistemin SHKO si dhe për çdo problematikë vijoni me dërgimin e e-maileve në adresat: konsullata.berlin@mfa.gov.al dhe/ose [email protected].
Theksojmë se për raste urgjente, numri i emergjencës së ambasadës: 0049 (0) 1798215905, është 24/24 në dispozicion.
Urojmë për ju dhe familjet tuaja tejkalimin me kurajo dhe me masa mbrojtëse të kësaj situate të jashtëzakonshme, si dhe kthimin sa më parë në veprimtarinë normale të punës dhe të jetës!
Duke ju uruar mbarësi për ju dhe familjet tuaja, dita e verës qoftë edhe dita e shpresës për ta kaluar në solidaritet sa më shpejt situatën e krijuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?














