Lajme
Njohja e 77-të vjen nga Afrika Qendrore
Lajmin e ka bërë të njohur sot në një konferencë shtypi të mbajtur në qeveri, zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli
Republika e Kosovës fiton njohjen e 77. Shteti i radhës që ka njohur Kosovën është Republika e Afrikës Qendrore. Kështu ka deklaruar sot në një konferencë shtypi të mbajtur në qeveri, zëvendëskryeministri i parë, i ngarkuar me njohjet, Behgjet Pacolli. Që nga konstituimi i qeverisë “Thaçi 2” kjo është njohja e dytë që i vjen Kosovës. E para ishte nga principata e Andorës.
Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikan, në Afrikën ekuatoriale. Ka rreth 4 milionë banorë dhe ka për kryeqytet Banguin.
Ky shtet në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Kongos dhe me Kamerunin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?











