Kosova

Nora dhe Akil Gjakova, çfarë i bashkon ata përveç xhudos?

Përveç sportit të xhudos dhe shumë çmimeve ndërkombëtare, Nora dhe Akil Gjakova kanë edhe një lidhje të ngushtë familjare

Nuk janë emra të padëgjuar më parë. Përkundrazi. Nora dhe Akil Gjakova tashmë konsiderohen ambasadorë të Kosovës në botë.

Por ajo që deri më tani pak është përfolur, është se çka i bashkon ata?

Përveç sportit të xhudos dhe shumë çmimeve ndërkombëtare, Nora dhe Akil Gjakova kanë edhe një lidhje të ngushtë familjare. Ata janë motër e vëlla, shkruan Albinfo.ch.

Ndonëse në gara ndërkombëtare marrin pjesë kryesisht vet në kategori të ndryshme, kësaj radhe ata i ka bashkuar Olimpiada që do të mbahet në Tokyo të Japonisë, përcjell tutje Albinfo.ch.

Këtë e ka bërë të ditur Nora Gjakova e cila ka shkruar se ëndrra e tyre tashmë po bëhet realitet.

‘Ëndërr që po bëhet e vërtetë. Bashkë drejt Lojërave Olimpike’, ka shkruar kampionja Nora Gjakova.

Kosova në Lojërat Olimpike përfaqësohet nga 11 sportistë.