Lajme
Norvegjia, e gatshme ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për gjendjen emergjente shëndetësore me pandeminë COVID-19.
Murati gjatë këtij takimi e ka falënderuar ambasadorin norvegjez për projektet të cilat i ka financuar shteti i tij në Kosovë, me theks të veçantë projektet në sistemin e drejtësisë dhe shoqëri civile.
Në komunikatën e dërguar për media thuhet se në takim u diskutua për gatishmërinë dhe masat që do të ndërmarrë qeveria “Kurti” për t’i ofruar mbështetje financiare sektorit privat, i ndikuar drejtpërdrejt nga vendimi i Qeverisë, si dhe për planin zhvillimor dhe legjislativ të Qeverisë, me theks të veçantë formalizimin e ekonomisë, luftimin e korrupsionit, si dhe zbatimin e ligjit.
“Ndërsa ambasadori norvegjez, Jens Erik Grondahl, shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se mbështetja e shtetit norvegjez do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës do të rritet dhe do të përfshijë edhe fusha të tjera në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e MFPT-së, raportojnë mediat vendore, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













