Lajme
Norvegjia shtyn lehtësimin e planifikuar të kufizimeve antiCOVID-19
Qeveria norvegjeze ka marrë masa paraprake shtesë për shkak të variantit shumë ngjitës Delta, duke shtyrë kështu lehtësimin e kufizimeve antiCOVID-19.
“Faza e katërt e planit të hapjes, e planifikuar nga qeveria, do të shtyhet të paktën me dy javë”, tha ministri i Shëndetësisë, Bent Hoie, duke cituar këshillën e ekspertëve të shëndetësisë, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Vendimi, nëse do të vazhdohet me fazën e katërt, do të rivlerësohet në mes të gushtit”, shtoi Hoie.
Sidoqoftë, sipas informacionit të qeverisë, do të bëhen disa ndryshime në fazën aktuale të lehtësimeve.
Ato përfshijnë lejimin e fëmijëve dhe të rriturve të marrin pjesë në ngjarje sportive dhe kulturore jashtë rajoneve dhe qarqeve të tyre, ndër të tjera.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë












