Kosova
“Nuk dua të ec i vetëm”, Kurti kërkon mbështetjen e Kuvendit në dialog
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar bashkëpunim për procesin e dialogut me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, Kurti tha se Bashkimi Evropian mban pozicionin e qeverive të kaluara, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne nuk pajtohemi me të kaluarën, por trashëgimia e qeverive të kaluara është shndërruar në pozicion zyrtar të vetë BE-së. Pra, trashëgimia e marrëveshjeve është pozicion i BE-së, prandaj i keni edhe në deklaratën e Borrellit. Ndryshimi i tij merr kohë dhe duhet të bëhet në kuadër të një plani më të madh, pra të atij franko-gjerman.
Kurti ka thënë se për këtë proces është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Kuvendin, edhe me opozitën, sepse siç tha Kurti, ka nevojë për mbështetjen e tyre.
“Unë si kryeministër e Qeveria jonë pa dyshim që ka nevojë dhe nuk ka se si ia del dot pa Kuvendin, pa mbështetjen e të gjithëve. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, ju keni nevojë për përkushtimin tonë. Por, që të gjithë bashkë kemi nevojë për diskutim. Dhe unë jam i gatshëm këtë ta bëj. Edhe në seancë plenare, edhe në dyer të mbyllura, edhe në takime me liderët për shkak se nuk dua të ec vetëm. Është çështje përtej cilitdo prej neve, përtej mandatit qeverisës”, tha kryeministri Kurti në seancën e sotme të Kuvendit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











