Kuriozitete
Nuk i dëshironi reklamat politike? Facebook tani ju mundëson bllokimin e tyre
Së fundi, gjiganti social Facebook ua ka mundësuar përdoruesve që të bllokojnë shfaqjen e reklamave politike në muajt e fundit para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se rrjeti më i madh social shpreson se do të ndihmojë katër milionë amerikanë që të regjistrohen si votues të rinj.
Dihet se facebook-u është përballur me kritika të shumta kur lejoi reklamat politike me informacione të rrejshme.
Platforma rivale e Facebookut, Twitteri, ka ndaluar reklamimin politik që prej muajit tetor të vitit 2019.
Po ashtu, përdoruesit e Facebookut dhe Instagramit do të kenë mundësi që të ndalin të gjitha reklamat politike.
Në rast të rishfaqjes së tyre edhe pas bllokimit, përdoruesit mund t’i raportojnë ato te qarqet kompetente të rrjetit.
Bllokimi i reklamave do të fillojë që prej të mërkurës.
Opsioni i ri i Facebookut do të nisë nëpër të gjitha shtetet amerikane, ndërsa në vjeshtë do të mund të përdoret nëpër të gjitha shtetet e botës. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit Rritja krahasuar me vitin e kaluar ishte 296 raste, ose 14.2 për qind, siç njoftoi të... -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë? -
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 -
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike













