Koronavirusi: çast pas çasti
Nuk mundi ta vazhdojë pasaportën për shkak të koronës, kosovarja mund të gjobitet
Çifti është mërzitur shumë kur ka marrë një letër nga zyra e rrethit, e cila e kërcënonte me gjobë për shkak të pasaportës me afat të skaduar, të cilës nuk i ishte vazhduar vlefshmëria
Për shkakun se, si pasojë e krizës së koronavirusit, nuk mund të bënte me kohë zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportës, një qytetare nga rrethi Fürstenfeldbruck, landi i Bavarisë, është kërcënuar me gjobitje nga zyra e rrethit, shkruan merkur.de.
Pasaporta e qytetares nga Kosova kishte skaduar. Përpjekjet e saj për ta zgjatur vlefshmërinë e pasaportës kishin dështuar sepse ambasada kosovare nuk punonte. Një e njohur që punon atje ka konfirmuar se zyra ishte e mbyllur, transmeton albinfo.ch. “Kjo vlen jo vetëm për Gjermaninë por kështu është në gjithë botën”, ka thënë ajo, duke iu referuar ambasadave kosovare në botë.
Çifti është mërzitur shumë kur ka marrë një letër nga zyra e rrethit, e cila e kërcënonte me gjobë për shkak të pasaportës me afat të skaduar, të cilës nuk i ishte vazhduar vlefshmëria. “Ajo që mungon këtu, është qasja më fleksibile ndaj rastit”, thotë burri i kosovares, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, nuk është ndjenjë e mirë kur nuk keni pasaportë.
“Nga njëra anë, ligji në Kosovë është ndryshuar”, thotë ai. Dokumentet ekzistuese janë bërë të pavlefshme si rezultat i këtij ndryshimi dhe prandaj ato duhet të përtëriten. Edhe kjo është një arsye përse çifti nuk ka arritur të mbarojë punë tek autoritetet përgjegjëse.
Për më tepër, gruaja e tij i përket grupit të rrezikuar nga koronavirusi dhe aktualisht nuk mund të merret vetë me kërkimin e dokumenteve.
Në zyrën e rrethit aktualisht nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin se amabsadat janë të mbyllura, përcjell albinfo.ch. “Në disa raste, sigurisht mund të jetë e pamundur të shkosh në ambasadë personalisht”, thonë në departamentin juridik.
Sidoqoftë, autoritetet duhet të kenë qasje përmes telefonit, postës elektronike ose postës fizike. Në parim, nëse vendoset gjobë ose jo, është çështje e vendimit individual të zyrtarit, thotë Bausewein nga departamenti juridik, transmetomn albinfo.ch.
“Në thelb, mund të thuhet se i huaji nuk duhet të gjobitet në rethana normale nëse pasaporta ka skaduar në tre muajt e fundit”. Megjithatë, sipas zyrtarit në fjalë, nëse dëshmohet se personi i prekur nuk ka bërë përpjekjet e duhura për të zgjatur pasaportën, ai mund të gjobitet, përcjell albinfo.ch. Gjoba e zakonshme në këto raste është 1 euro për çdo ditë vonese. Në raste konkrete edhe kjo gjobë mund të reduktohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën