Kosova
Numërohen mbi 97 për qind e votave, LVV me fitore të thellë
Numërohen mbi 97 për qind e votave, LVV me 48.18 %, PDK 17.32 %, LDK 13.19 % dhe AAK me 7.4 %

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka procesuar nga 2,382 vendvotime 2,319 ose 97.36 për qind. Nga këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 48.18 për qind të votave, transmeton albinfo.ch.
Pas Vetëvendosjes, vjen Partia Demokratike e Kosovës me 17.32 për qind, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.19 për qind të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.4 për qind të votave, Lista Serbe 5.27, ndërsa Nisma Socialdemokrate 2.59.
Dalja në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ishte 45.56 për qind.
Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve preliminare, Albin Kurti nga LVV tha se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi.
I pari i partisë fituese tha se në mandatin e ardhshëm qeverisës nuk do të hakmerren ndaj askujt, por do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi kudo.
Ndërkaq, Enver Hoxhaj nga PDK tha se rezultati është mesazh i qartë për PDK-në dhe se ata e kanë pranuar si të tillë.
“Ne përgëzojmë LVV për rezultatin e arritur…Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisjes me Vetëvendosjen, pasi kemi dallim të madh në orientimet politike. Jemi shumë larg në orientimet politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat që ka ndërtuar dhe qëndron PDK”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Pas rezultateve preliminare ka reaguat edhe Isa Mustafa.
Ai ka thënë se LDK e pranon rezultatin aktual dhe se në ditët në vijim kjo parti do të bëjë analizë më të detajuar.
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Zvicër
-
Euromillions: Fituesi me fat rrëmben çmimin e madh prej 233 milionë frangash zvicerane Pas disa javësh ku çmimi i parë i lotarisë Euromillions mbeti pa fitues, të martën në...
-
Parlamenti zviceran rrezikon ta shfuqizojë pagën minimale në Gjenevë
-
Zvicra përballet me rritje rekord të bllokimeve në trafik, mbi 55 mijë orë në vitin 2024
-
Zvicër: Disa nga bakshishet së shpejti do të rrjedhin në AHV
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it