Shkurt.ch
Numri i përgjimeve mbetet i njëjtë, me gjithë liberalizimin e bërë
Shërbimi Informativ mund të bëjë përgjime të natyrës preventive. Këtë të drejtë NDB e ka fituar nga 1 shtatori i vitit 2017
Gjatë vitit 2018, autoritetet zvicerane të ndjekjes penale bashkë me Shërbimin Informativ Federal (NDB) kanë urdhëruar masa të përgjimit në 7950 raste, njofton Ministria Federale e Drejtësisë dhe Policisë.
Ky numër është i përafërt me numrin e përgjimeve të urdhëruara në vitin paraprak, shkruan srf.ch. Shifrat mbeten stabile si në përgjimet në kohë të vërtetë (të drejtpërdrejta), siç është përgjimi i telefonatave, ashtu dhe në përgjimet e bëra pastaj, mbi bazë të regjistrimeve, transmeton albinfo.ch.
Marrja e masave të përgjimit është urdhëruar për 1.5 % të të gjitha delikteve të regjistruara nga policia gjatë vitit 2018.
Më së shumti përgjime janë bërë në rrjetin telefonik mobil ndërsa në konkurrencë të kantoneve, më së shumti masa të përgjimit janë marrë në Kantonin Vaud. Pasojnë kantonet si: Cyrihu, Gjeneva dhe Berna.
Autoritetet e ndjekjes penale kanë të drejtë të ndërmarrin masat e përgjimit për zbardhjen e krimeve të rënda, ndërsa NDB mund ta bëjë këtë në mënyrë preventive, përcjell albinfo.ch. Këtë të drejtë Shërbimi Informativ e ka fituar nga 1 shtatori i vitit 2017.
Duke qenë se kjo është statistika e parë që përfshin këtë kategori përgjimesh (nga NDB), njohësit e çështjes thonë se ka qenë normale të pritej një rritje e shifrave në këtë drejtim, gjë që nuk ka ndodhur.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola? Shitjet e pijeve joalkoolike më të njohura në Amerikë, Coca-Cola, po përjetojnë një pengesë në Zvicër:...
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë
-
Numër rekord i deportimeve me forcë të azilkërkuesve të refuzuar në Zvicër
-
Si planifikon kantoni i Jurës të ulë kostot e sigurimit shëndetësor?