Kosova
Nxënësit shqiptarë të Sllovenisë mbajnë orë mësimi në Kosovë
Me qëllim të njohjes së traditave e kulturës së vendit të tyre, nxënësit shqiptarë nga Sllovenia po marrin pjesë në një ekskursion në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Madje, ata do të mbajnë edhe një orë mësimi në një shkollë të Kosovës.
Përgjatë katër ditëve të këtij ekskursioni, ata do të vizitojnë disa vende në Kosovë dhe në Shqipëri. Gjatë ditës së sotme ata janë në pritur në Ministrinë e Diasporës, njëherësh organizator i këtij aktiviteti.
Zëvendësministri Isni Kilaj është shprehur i lumtur që po takon nxënës dhe mësues që janë të interesuar ta ruajnë kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare, njofton MDIS.
“Qëllimi i ministrisë është që përmes organizimeve si ky sot, por edhe të tjerave t’i mbani kontaktet me atdheun për të ruajtur gjuhën, kulturën e traditën”, është shprehur zëvendësministri Kilaj.
Ndërkaq, mësimdhënëset dhe nxënësit e falënderuan ministrinë, si dhe ministrin Dardan Gashi. Ata thanë se komuniteti shqiptar në Slloveni kurrë më parë nuk kishte një lidhje kaq të afërt me Kosovën.
Në ditën e dytë në Kosovë ata do të vizitojnë edhe një shkollë të Mushtishtit të Suharekës, ku do të mbahet orë e përbashkët mësimi dhe do të jepet një program kulturor. Më pas, do të vizitojnë memorialin “Adem Jashari” në Prekaz.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














