Lajme
NYT: Shqetësim në rritje për drejtimin autoritar që po merr Maqedonia
Ky shtet i vogël, sipas NYT po bie në sy me sforcimin që po i bën identitetit të tij përmes një hiperpatriotizmi tipik ballkanik
Gazeta autoritative amerikane “New York Times” në numrin e djeshëm të saj ka botuar një artikull me tone shumë kritike ndaj Maqedonisë, respektivisht trendit që ky shtet i vogël ballkanik po ndjek drejt forcimit të autoritarizmit.
Ky shtet i vogël, sipas NYT po bie në sy me sforcimin që po i bën identitetit të tij përmes një hiperpatriotizmi tipik ballkanik. Trumpetimi i rrënjëve antike të Maqedonisë, përmes ndërtimit të monumenteve dhe ndërtesave tjera megalomane në frymën e “kërkimit të frymës kombëtare” është edhe një nga kritikat që Maqedonisë i drejton raporti i fundit i progresit, i bërë nga Bashkimi Evropian.
Sipas vëzhguesve të pavarur të jashtëm. kjo megalomani më shumë tregon tendencat antidemokratike majtiste të qeverisë.
Mesazhet telefonike që të përshëndesin me të hyrë në territorin e Maqedonisë tregojnë pikërisht këtë frymë, me tekstin “Mirëseerdhët në Maqedoni, djepin e civilizimit”, vëren gazeta.
Por, krahas kësaj, sipas raportit, të cituar nga gazeta amerikane, Maqedonia ka bërë hapa mbrapa edhe sa i takon lirisë së medieve dhe nuk ka bërë progres thelbësor në fushën e sundimit të ligjit. raporti i BE-së ka nënvizuar se mediet e pavarura po i nënshtrohen gjithnjë më shumë presionit politik dhe frikësimeve nga ana e subjekteve qeveritare.
Kritika për autoritarizmin që po ngulfat ngadalë Maqedoninë ka drejtuar edhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave, shkruan NYT, sipas një raporti të të ciit faktori që po minon shtetin multietnik të Maqedonisë është nacionalizmi etnik maqedonas, gllabërimi i shtetit që po e bën kryeministri me partinë e tij, humbja e pavarësisë se medieve, gjyqësisë, segregacioni në shkolla dhe zvarritja e procesit të decentralizimit”.
Ndërkaq, duke marrë mendimin e partisë në pushtet VMRO, gazeta citon Vladimir Gjoprcev, një zyrtar të kësaj partie i cili tendencat e qeverisë për “kthim në identitet” i konsideron legjitime. Por, i pyetur rreth kritikave nga jashtë rreth medieve dhe gjyqësorit të mbikëqyrur, Gjorcev e devijon muhabetin: ai flet për qendrat e reja tregtare dhe parqet e biznesit në periferitë e Shkupit, të ndërtuara me investime britanike dhe amerikane.
Ai thotë se Maqedonia para njëzet vitesh për herë të parë në historinë e saj është bërë shtet i pavarur . “Përfundimisht ne mund ta bëjmë disenjimin e brendshëm të dhomës sonë të ndejës”, ka thënë Gjorcev.
New York Times vë në pah se edhe partitë shqiptare të Maqedonisë, të cilat përfaqësojnë të paktën 25 për qind të gjithë popullatës së vendit, janë shprehur të shqetësuara me insistimin që qeveritarët po bëjnë drejt theksimit të “rrënjëve antike” të maqedonasve. Kjo, sipas tyre po largon edhe aleatët e Maqedonisë në BE.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













