Kosova
O’Brien në Beograd: Shpresojmë se do të bëhet gjithçka që të themelohet Asociacioni
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të realizohet, përcjell albinfo.ch.
“Shpresoj që do të bëhen të gjitha që janë në fuqinë tonë për të ndihmuar që të realizohet premtimi”, tha O’Brien gjatë një konference për media në Beograd më 20 prill, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq, Vuçiç tha se pak çfarë merren vesh me Kosovën, është që “duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti”.
Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit.
Po ashtu, themelimi i Asociacionit është përfshirë edhe në Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve që palët arritën vitin e kaluar.
Megjithatë, Kosova ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të këtij organi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane














