Lajme
OBSH raporton shifra rekorde të rasteve ditore me koronavirus
Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara i ka raportuar 259,848 raste të personave të infektuar me koronavirus në nivel global. Kjo ishte shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.
Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve që është raportuar nga institucioni i njohur ndërkombëtar shkoi në 13.8 milionë persona, shkruan “CNN”.
Rekordi i mëparshëm ishte shënuar të premten, kur ishin raportuar 237,743 raste infektimesh për një ditë.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe në botë u shënuan edhe 7,360 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 593,087.
Kjo organizatë më parë ka paralajmëruar se situata me pandeminë është duke u përkeqësuar dhe një gjë të tillë po e dëshmojnë rekordet e shënuara ditëve të fundit.
Shtetet e Bashkuara dhe Brazili po vazhdojnë ta shënojnë rritjen më të madhe të numrit të rasteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?













