Lajme
OBSH: Rastet me Covid-19 po bien kudo, përveç Evropës
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi të mërkurën se vdekjet nga koronavirusi u rritën me 10% në Evropë gjatë javës së kaluar, duke e bërë atë rajonin e vetëm botëror ku rastet dhe vdekjet me COVID-19 janë në rritje të vazhdueshme.
Dhe, sipas mediave të huaja, kjo ishte java e gjashtë radhazi që rastet janë rritur në gjithë kontinentin.
Në raportin e saj javor mbi pandeminë, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se kishte rreth 3.1 milionë raste të reja globalisht, rreth 1% rritje nga një javë më parë.
Gati dy të tretat e infeksioneve të koronavirusit – 1.9 milionë – ishin në Evropë, ku rastet u rritën me 7%.
Vendet me numrin më të lartë të rasteve të reja në mbarë botën ishin Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Turqia dhe Gjermania.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












