Lajme
OBSH: Varianti Delta i COVID-19 nuk prek specifikisht fëmijët
Varianti Delta nuk synon në mënyrë specifike fëmijët, në kundërshtim me atë që sugjerojnë disa hipoteza, tha Organizata Botërore e Shëndetit, duke raportuar një rritje të shkallës së infeksionit “në të gjitha grupmoshat”.
“Do të jem shumë e qartë: ne nuk kemi zbuluar se varianti Delta synon në mënyrë specifike fëmijët”, tha ekspertja amerikane, Maria Van Kerkhove, drejtoreshë e ekipit teknik për COVID-19, gjatë një konference për shtyp.
“Ka pasur pretendime, sipas të cilave variantet synojnë në mënyrë specifike fëmijët, por, në fakt, ky nuk është rasti. Ajo që ne po shohim është se variantet synojnë ata që janë të përzier shoqërisht”, shtoi specialisja, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Varianti Delta, shumë më ngjitës se variantet e mëparshme të COVID-19, tani është zbuluar në 132 vende.
Sipas të dhënave të mbledhura në Britaninë e Madhe, ku doli varianti Alpha, si edhe ato të mbledhura në kohën e përhapjes së variantit Delta, ka një shkallë të shtuar të infeksionit “në të gjitha grupmoshat”.
OBSH theksoi se po punohet për të fituar një kuptim më të mirë të dinamikës së variantit Delta dhe për të kuptuar pse është kaq ngjitës.
OBSH nuk po merr parasysh riemërimin e variantit Delta, si COVID-21, “sepse sëmundja është e njëjtë”.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje









