Lajme
Oda Amerikane kërkon respektim të CEFTA-s
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje qeverive të të dyja vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës që t’i respektojnë dispozitat e Marrëveshjes për Tregti të Lirë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësim me vendosjen e barrierave tregtare nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë për tregtarët e dyjave vendeve, prandaj kërkon nga dy qeveritë që ta respektojnë Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).
Reagimi i OEAK-së vjen një ditë para se të mblidhen dy qeveritë, Ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë në një takim të përbashkët në Prizren.
“Thellimi i bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Kosovës dhe Shqipërisë, është i një rëndësie kyçe drejt zhvillimit më të qëndrueshëm ekonomik të të dyja vendeve, të cilat përballen me një gjendje të brishtë dhe sfida sa i përket shpejtimit të mëtutjeshëm të rritjes ekonomike”, konsideron Oda Amerikane.
Ndërtimi i autostradës së Kombit, nënshkrimi i Marrëveshjes për Tregti të Lirë si dhe i Protokollit për Bashkëpunim Ekonomik Kosovë-Shqipëri, sipas saj, përafruan këto dy vende më shumë se kurrë, duke nxitur kështu proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.
“Sidoqoftë, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me barrierat e vendosura kohë pas kohe nga të dyja vendet, e që janë në kundërshtim me përpjekjet për fuqizimin e një bashkëpunimi të shëndoshë ekonomik”, thuhet në reagim.
Oda Amerikane vlerëson se me vendosjen e barrierave tarifore dhe jotarifore nga të dyja anët e kufirit dëmtohen rëndë interesat e bizneseve të Kosovës dhe të Shqipërisë, njëkohësisht duke u penguar fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimi tregtar si dhe lëvizja e lirë e mallrave ndërmjet dy shteteve.
“U bëjmë thirrje qeverive të të dyja vendeve të ndërmarrin masat e duhura për eliminimin e barrierave reciproke dhe të përqendrohen në zbatimin e pakusht të dispozitave të Marrëveshjes për Tregti të Lirë e cila promovon vlerat kyçe në të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian për qarkullimin e lirë të mallrave”, thuhet në reagimin e OEAK.
Oda Ekonomike Amerikane kërkon harmonizim të legjislacionit për çështje tregtare apo doganore, që do të ishte hapi i parë i cili do të lehtësonte procedurat e shkëmbimeve tregtare dhe komunikimeve të bizneseve në të dyja vendet.
Duke marrë parasysh gjithashtu edhe deficitin e lartë tregtar me të cilin përballen dy vendet, sipas OEAK,-së, është e domosdoshme që të gjinden mundësi për plotësimin e nevojave reciproke si dhe të krijohet një strategji drejt politikave më të favorshme për sektorin privat në të dyja vendet.
“Qeveritë duhet të orientojnë ekonomitë në mënyrë të tillë që të mos konkurrojnë njëra-tjetrën, por të plotësonin njëra tjetrën, gjë që do të sillte përfitime më të mëdha për të dyja vendet”, konsideron Oda ekonomike Amerikane.
Ndryshe, nesër për herë të parë bashkohen dy qeveritë, ajo Shqipërisë dhe e Kosovës në një mbledhje të përbashkët në Prizren. Nga ky takim pritet të dalë një fond i përbashkët për Luginën e Preshevës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












