Kosova
OEK e shqetësuar, ka përkeqësim të gjendjes së bizneseve
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se është i shqetësuar, pasi në dy muajt e fundit ka rritje të krimit dhe pasigurisë te bizneset në Kosovë.
Gjatë publikimit për indikatorin e matjes së Klimës të Biznesit, Rukiqi ka thënë se në çdo indikator ka ulje.
Ai theksoi se ka pasur përkeqësim të gjendjes së bizneseve në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas tij, vetëm 26 për qind e bizneseve presin shtim të numrit të punësimit.
E tri barrierat kryesore mbesin konkurrenca jolojale, mungesa financiare dhe ekonomia informale.
“Një shqetësim është rritja e numrit të grabitjeve, e kemi ngritur këtë shqetësim. Vetëm nga gushti e deri në shtator, shtatë grabitje kanë ndodhur te bankat që kanë krijuar mjaft shqetësime”, ka deklaruar Rukiqi.
Ai ka thënë se Kosova nuk e ka imazhin e mirë dhe nëse vazhdohet kështu, mund të ndikojë në tërheqjen e investimeve të huaja.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën















