Bota
OKB: Bosnja të mos vendosë migrantët në vende të pasigurta
Kombet e Bashkuara i bën thirrje të martën Bosnjë e Hercegovinës që të ndalojë vendosjen e detyrueshme të migrantëve në një kamp të pasigurt pranë kufirit kroat, duke e përshkruar atë si të papërshtatshëm për strehimin e njerëzve.
Rreth 800 migrantë janë drejtuar për në vendin Vuçjak, një ish-deponi afër zonave të minuara, rreth 8 km nga kufiri kroat.
Vendi nuk ka ujë të rrjedhshëm, energji elektrike dhe kujdes mjekësor, përcjell albinfo.ch.
“Vendi është absolutisht i papërshtatshëm për akomodimin e qenieve njerëzore”, tha raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e migrantëve, Felipe Gonzalez Morales.
Bosnja po ballafaqohet me një rritje të numrit të migrantëve, pasi vendet fqinje që janë anëtare të Bashkimit Evropian – Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia – mbyllën kufijtë e tyre.
Rreth 40,000 migrantë kanë hyrë në Bosnjë që nga viti 2018, gati 20 për qind e tyre janë fëmijë.
Morales tha se “struktura politike e fragmentuar” e Bosnjës, e cila është e ndarë në linjat etnike, në bazë të një marrëveshjeje paqeje që i dha fund luftës së viteve të 90-ta (Marrëveshja e Dejtonit), ka dëmtuar aftësinë e vendit për të siguruar të drejtat themelore për migrantët.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do t’u jepet lamtumira më 26 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













