Koronavirusi: çast pas çasti
OKB: Numri i të uriturve gjatë vitit 2020 mund të shkojë në 265 milionë persona
Për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19 Organizata e Kombeve të Bashkuara mendon numri i të uriturve në botë pritet të dyfishohet. Numri i atyre që nuk mund të hanë ushqim të mjaftueshëm për të jetuar shëndetshëm ose i ayre që vuajnë nga uria, mund të shkojë në vitin 2020 deri në 265 milion vetë.
Për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19 Organizata e Kombeve të Bashkuara mendon numri i të uriturve në botë pritet të dyfishohet. Numri i atyre që nuk mund të hanë ushqim të mjaftueshëm për të jetuar shëndetshëm ose i ayre që vuajnë nga uria, mund të shkojë në vitin 2020 deri në 265 milion vetë.
Organizatat humanitare paralajmërojnë sidomos për përkeqësimin e situatës në Afrikën Perëndimore, ku ka konflikte të shumta. Kriza e Coronës është një goditje e fortë ndaj mjaft vendeve ku gjendja e furnizimit me ushqime është e brishtë,” thanë organizata joqeveritare si Oxfam, Care e të tjera.
Rritja e çmimeve rrezikon ushqyerjen
Sipas tyre rezervat e të korrave të mëparshme po përfundojnë dhe, për shkak të kufizimeve të COVID 19 në shumë vende, po rriten çmimet dhe disa ushqime kryesore nuk janë në dispozicion. Po ashtu në fillim të sezonit të ri të mbjelljeve bujqit do të kenë gjithashtu vështirësi për të blerë fara dhe plehra me cilësi të lartë. Popullsitë nomade do të ndeshin në pengesa për shtegtimet e tyre. Dhe në vende si Burkina Faso ose Niger, ndihma humanitare nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat për ushqim të mijëra njerëzve të zhvendosur.
Prandaj organizatat humanitare u bënë thirrje qeverive të rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar të kujdesen që çmimet të mbeten të qëndrueshme, të sigurojnë furnizimin me ushqime dhe të garantojnë lëvizjen ndërkufitare të mallrave. Sipas organizatave humanitare pritet që nga pasojat shkatërruese ekonomike të pandemisë Covid-19 të vdesin më shumë njerëz sesa nga vetë sëmundja, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Peru
Peru: Edita përfaqëson Kosovën në Kongresin e Endokrinologjisë Endokrinologia shqiptare ligjëroi në gjuhën spanjolle në Cusco, duke prezantuar përvojën e... -
Zvicër
Ansambli “TROJET”, 13 vjet në shërbim të trashëgimisë shqiptare në Zvicër -
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit














