Maqedonia
Oliver Spasovski, kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së të premtes në mbrëmje, ku u caktuan edhe anëtarët e tjerë të kësaj partie në qeverinë teknike.
Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do të jetë kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut nga data 3 janar, kur nga detyra e kreut të qeverisë pritet të dorëhiqet Zoran Zaev. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së të premtes në mbrëmje, ku u caktuan edhe anëtarët e tjerë të kësaj partie në qeverinë teknike.
“Dëshira ime është që sa më shkurt të jem në këtë pozitë që të kthehet sërish kryetari Zoran Zaev”, ka shkruar Spasovski në rrjetin social Facebook, përcjell albinfo.ch.
Spasovski në krye të qeverisë do të jetë deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.
Formimi i qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve parashihet me Ligjin për qeverinë, ndërsa në të merr pjesë edhe opozita me dy ministra, atë për Punë të Brendshme dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale si dhe do të ketë katër poste të zëvendësministrave. Ministrat dhe zëvendësministrat punojnë sipas parimit të njohur “me firma të lidhura”, që do të thotë se asnjë vendim nuk mund të kalojë pa nënshkrimet e dy zyrtarëve.
VMRO DPMNE-ja ende nuk ka caktuar anëtarët e saj në këtë qeveri, e cila detyrë parësore do të ketë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Për të shtunën pasdite është paraparë të mbahet një takim i liderëve të LSDM-së, VMRO-s dhe BDI-së, Zoran Zaev, Hristijan Mickovski dhe Ali Ahmeti, për të diskutuar për modalitetet e tjera të qeverisë. Zgjedhja e kryeministrit të ri pritet të bëhet më 3 janar, ditën kur edhe Zoran Zaev do të japë dorëheqjen.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev menjëherë pas samitit të BE-së në tetor, kur Maqedonia e Veriut nuk arritur të marrë datën e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion












