Lajme
OPEC kërkon ulje të prodhimit të naftës
Ministrat e OPEC+ u takuan sot në Vjenë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për rënien e çmimeve të naftës, me idenë për një ulje të mundshme të mëtejshme të prodhimit të tyre, në një sfond tensionesh midis Moskës dhe Riadit.
Trembëdhjetë anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), të cilët u takuan dje në kryeqytetin austriak nën kujdesin e Arabisë Saudite, kësaj here u bashkohen 10 partnerët e tyre të udhëhequr nga Rusia.
Sipas një burimi të njohur me debatet, është përmendur një ulje prej 0,7 deri në një milion fuçi në ditë, por rezultati i takimit mbetet shumë i pasigurt, transmeton afp, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesit e vendeve të ndryshme heshtën për qëllimet e tyre kur mbërritën në selinë e kartelit, ku i priste një turmë gazetarësh.
“Gjithçka është në tryezë”, siguroi një ditë më parë guvernatori i Iranit, Amir Hossein Zamaninia.
Ndërkohë, princi saudit Abdelaziz bin Salman ishte i kënaqur të komentonte motin e ditës, duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve.
Homologu i tij nga EBA, Souhail ben Mohammed Al-Mazrouei, tha pa detaje të mëtejshme “duke pritur me padurim një vendim që do të balancojë tregun”.
Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 10% që nga njoftimi i papritur në fillim të prillit nga disa anëtarë të OPEC+ për një ulje drastike të kuotave.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut