Kosova

Operacion i madh antidrogë në Kosovë, kapet heroinë në vlerë 200 mijë euro

Njësia e antidrogës në Policinë e Kosovës ka njoftuar se ja kapur rreth 20 paketime me heroinë gjatë një operacioni që ka zhvilluar të dielën.

Kjo sasi droge, sipas Reshat Murselit, major i antidrogës, u kap në një veturë me targa kroate.

“Sot Policia e Kosovës- njësia e antidrogës, ka zhvilluar një plan taktik në automjete. Tek një automjet me targa kroate A.L. në bagazh 20 paketime heroinë. Në derën e bagazhit janë gjetur para në vlerë 2500 euro dhe një celular”, ka thënë ai, derisa njoftoi se vlera totale e mallit të konfiskuar është 200 mijë euro.