Shqipëria
OPOZITA NË TIRANË, SOT SËRISH NË PROTESTË
Opozita në Shqipëri sonte do t’u kthehet protestave në Tiranë. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka paralajmëruar një tubim paqësor mbrëmjen e sotme.
Ai ka thënë se regjimi i Ramës ka mbaruar dhe se sonte nuk do të ketë asnjë episod dhune. Basha apeloi shqiptarët të dalin në protestē me familje, ndërsa shtoi se do të jetë aty së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij.
“Nuk do të ketë absolutisht asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari apo të një punonjësi të ndershëm të rendit. Kemi marrë të gjitha masat për të neutralizuar çdo provokator të qeverisë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Pas reagimit të Ambasadës Amerikane, e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në protestë nga çdo akt dhune, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë se ia kanë bërë të qartë Ambasadës së SHBA-së se opozita bën vetëm protesta paqësore.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













