Kosova

OSBE u bën thirrje serbëve të dalin në votim më 21 prill

Misioni i OSBE-së në Kosovë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim dhe të mos ndikohen nga thirrjet e Listës Serbe për bojkot.

“Pavarësisht deklaratave zhgënjyese partiake politike që i ka dekurajuar votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, do të jetë në dorën e votuesve në secilën komunë të vendosin nëse duan apo jo të votojnë për largimin e kryetarëve më 21 prill”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Po ashtu, OSBE-ja ka komentuar edhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vendosjen e kamerave në vendvotime – që në votimin e 21 prillit do të ishte hera e parë që do të zbatohej ky vendim. Ajo ka këshilluar KQZ-në që të shmangë “qasjet inovative, si përdorimi i kamerave në vendvotime, të cilat do të kërkonin shqyrtim më të plotë dhe konsultim të duhur”./Koha.net