Kosova
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e ngrit sigurinë dhe paqen në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, që ka zgjedhur Kosovën në përmbyllje të mandatit të tij si president.
Osmani ka thënë se presidenti Meta ka qenë zë i fuqishëm në arenën ndërkombëtare, teksa u shpreh e gatshme që të aplikojnë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ju po e përmbyllni mandatin tuaj në vizitën në Kosovë. Uroj Shqipërinë që së bashku me Maqedoninë e Veriut bënë hap përpara në integrime evropiane, ku e ka vendin edhe Kosova. Ju i keni dhënë mbështetje Kosovës gjatë udhëheqjes suaj, dhe kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Sërish do të vazhdoni të jeni zëri i Kosovës, ku iu jepet mundësi. Miqësia e bashkëpunimit do të mbesin të përhershme. Është e nevojshme që marrëveshjet ndërqeveritare të zbatohen edhe në praktikë”.
“Agjenda jonë mbetet e fokusuar në konsolidimin e vendit tonë si vend sovran dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Kosova po punon për të përgatitur aplikimin për statusin kandidat. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në funksion të paqes. Ajo çka na bashkon, është e ardhmja euroatlantike”, tha Osmani. /EO
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë












