Kosova
Osmani: Me armët ruse Vuçiqi tenton aneksimin e veriut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për sulmin terrorist në veri, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku nga grupi i armatosur serbë.Osmani në një intervistë për La Repubblika ka thënë se me provat e pakundërshtueshme që posedojnë Serbia më 24 shtator ka kryer akt agresioni, teksa ka shtuar se e njëjta po përgatitet të kryejë një tjetër sulm, duke dërguar ushtrinë afër kufirit.
Krejt këtë Osmani e quajti të paprecedentë dhe “ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit”.“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 shtator dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka deklaruar presidentja.
Tutje, ajo ka deklaruar se me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












