Lajme
Osmani nënshkruan me SHBA-në marrëveshjen prej 34 milionë dollarësh
Marrëveshja 34 milionë dollarëshe mes Kosovës dhe USAID-it
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë. Ceremonia do të mbahet në orën 11:00, në Kabinetin e Presidentes, përcjell albinfo.ch.
“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D. drejtoresha e USAID, Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID-it”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media.
Në njoftim thuhej: Më 15.09.2023, në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë. Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D. drejtoresha e USAID-it, znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID-it. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media.
Dje, më 14 shtator, Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
Ky takim u realizua po ashtu në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan edhe për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet sot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












