Kosova
Osmani për Kurtin: Nuk dallojmë, jemi të pakompromis
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se me Kryeministrin Albin Kurti mund të mos e kenë qasjen e njëjtë, por se sa u përket interesave afatgjata të Kosovës, nuk dallojnë. Ka thënë se sikurse Kurti, është e pakompromis, përcjell albinfo.ch.
Duke folur për veprimet e Qeverisë në veri, Osmani ka thënë se jo vetëm që janë të ligjshme, por edhe legjitime.
“Kanë legjitimitet të plotë, sepse Kosova si shtet i pavarur dhe sovran duhet ta shtrijë sovranitetin e saj të plotë në çdo cep të territorit’, ka thënë Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ajo ka theksuar për nevojën për të punuar ngushtë me aletatët për këto veprime që ndërmerren, për çka ka thënë se insiston vazhdimisht si e para e vendit.
Me Kryeministrin Kurti ka thënë se diskuton shumë hapur për të gjitha çështjet.
“Jodomosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë, megjithatë sa u përket interesave afatgjata të shtetit tonë, sa i përket synimit final, ne nuk dallojmë. E duam një Kosovë të fuqishme, sovrane në çdo cep të territorit, një Kosovë të integruar në familjen euro-atlantike, në mekanizmat nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Mbi të gjitha, një Kosovë ku sundon ligji e jo kriminelët. Prandaj në këtë aspekt jemi të pakompromis. Por, insistimi im i vazhdueshëm është që të gjitha këto veprime që janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën, të jenë me sukses më afatgjatë dhe më të qëndrueshme duhet të punojmë bashkë me aleatët tanë’, ka thënë Osmani.
Ka veçuar aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të mos harrojmë që aleanca me Shtetet e Bashkuara është ndër themelet e shtetit tonë. Është ndër shtyllat më të forta të shtetit tonë dhe e tillë është dëshmuar çdo herë kur ne kemi pasur probleme apo sfida me Serbinë, përfshirë edhe sfidën që kishim vitin e kaluar nëpërmjet aktit të agresionit. Ishin SHBA që u siguruan që forcat e shumta ushtarake e policore rreth kufirit me Kosovën të largohen dhe të mos e rrezikojnë Kosovën, siç e bënin”, ka deklaruar Osmani.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












