Kosova
Osmani: RMV-ja asnjëherë nuk do t’i vendosë viza Kosovës
Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur në lidhje me gabimin e Komisionit Evropian, të cilët kërkuan që Maqedonia e Veriut të vendosë regjim vizash për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Osmani tha se ky gabim i KE-së është përmirësuar, ndërsa shtoi se RMV asnjëherë nuk do t’i vendosë viza Kosovës.
Ai gjithashtu theksoi se po tentohet që të zbatohet “one stop shop” nëpër pikat kufitare me Kosovën, që të mos krijohen kolona të gjata dhe qytetarët të qarkullojnë lirshëm.
“Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat duhet të kemi regjim vizash është lëshim i cili është rishikuar nga ana e Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka kaluar nëpër institucionet e KE-së, sepse do të rishikohet sepse është kontradiktore me politikat e BE-së. Ne në kuadër të Procesit të Berlinit vetëm se nënshkruam marrëveshje për qarkullim mes 6 vendeve anëtare vetëm me letërnjoftim në rajon, kështu që trendi është i kundërti me vendosjen e vizave”, tha mes tjerash Osmani.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale