Kosova
Osmani: Serbia nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia nuk dëshiron të arrijë marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovën, derisa kërkoi përkrahjen e Sllovenisë nga homologu i saj, Borut Pahor, në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.
Pahor është duke qëndruar për vizitë njëditore në Prishtinë, me ç’rast u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Osmani, pas takimit që kishte me presidentin Pahor, foli edhe rreth gjendjes në rajon dhe dialogut me Serbinë, derisa shtoi se Serbia është duke e destabilizuar rajonin.
“Kosova ka qenë pala konstruktive në dialogun me Serbinë, por Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Andaj vetëm njohja reciproke duhet të jetë në qendër të këtij procesi. Fqinji ynë nuk e dëshiron një paqe në Ballkanin Perëndimor. Për këtë shpresoj që BE-ja të jetë e qartë me Serbinë. Serbia po vazhdon edhe përmes strukturave ilegale në veri të destabilizojë Kosovën”, tha Osmani.
Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë vazhdojnë të ekzistojnë, ndonëse një pjesë e tyre janë shuar vetëm në formë nominale. Këto struktura paralele mbështeten nga Beogradi. Serbia nga buxheti i saj për vitin 2021 ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë.
Sipas Osmanit, edhe ndikimi rus paraqet një tjetër kërcënim për destabilizim të rajonit.
“Për t’u luftuar këto tendenca destabilizuese, kemi nevojë për përkrahje të miqve tanë, kemi nevojë për përkrahje të Sllovenisë”, tha Osmani.
Sipas saj, Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos integrimit euro-atlantik. Ajo përmendi se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, por Bashkimi Evropian është vonuar me këtë për Kosovën, andaj kjo e dëmton kredibilitetin e BE-së.
Për vizat foli edhe Pahor, shteti i të cilit kryeson me Presidencën e BE-së. Presidenti slloven u pajtua që BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën.
Ndërkaq duke folur për dialogun me Serbinë, Pahor tha se palët duhet të lëvizin përpara.
“Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Pahor ka arritur në Kosovë një ditë pas vizitës në Beograd, ku po ashtu porositi se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel në kuadër të dialogut mes Prishtinës e Beogradit.
Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.
Dialogu u ndërpre disa herë për arsye të ndryshme. Por, së fundmi pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë FC Prishtina dhe FC Kosova Genève u përballën në ndeshjen për trofe, në një ngjarje të... -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur












