Kosova
Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në Shtetet e Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
DASH-i njoftoi në uebsajtin e vet se Osmani do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Presidenca e Kosovës nuk ka njoftuar për ndonjë takim të tillë.
Bono e mori detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë. Osmani do të jetë udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump.
Bono është anëtar i Shërbimit të Lartë të Jashtëm dhe së fundmi ka shërbyer si këshilltar i lartë për Negociatat në Kaukaz.
Ai ka punuar edhe në Ambasadën amerikane në Berlin, si dhe ka qenë zëvendëspërfaqësues i përhershëm në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë dhe në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.
Osmani, e cila e kishte uruar Trumpin për fitimin e zgjedhjeve në nëntor, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës në fund të vitit të kaluar bëri thirrje para deputetëve për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cenimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën.
Ajo tha asokohe se aleanca e Kosovës me vendet e tjera është “më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido prej nesh si politikan”.
Osmani i bëri ato thirrje në një kohë kur Qeveria e Kosovës po kritikohej nga bashkësia ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për veprime të “njëanshme dhe të pakoordinuara” në veriun e banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.
Vizita e Osmanit në DASH vjen dy ditë pasi i dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.
Grenell – ish-ambasador amerikan në Berlin – i bëri këto kritika në rrjetin social X, më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 9 shkurt.
E-Diaspora
-
Një shqiptar është arrestua nga policia italiane, po trafikonte 30 kg kokainë Si dy bashkëpunëtorët u kapën teksa shkëmbenin pakot e drogës...
-
Bandat shqiptare tashmë dominojnë tregun e drogës në Britaninë e Madhe
-
Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz
-
Njoftim i rëndësishëm për konvertimim e patentës së shoferit në Austri
-
Koncert në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Për platformën e vlerësimit të linjave ajrore, SWISS larg pritshmërive Për platformën e vlerësimit të linjave ajrore, SWISS nuk është një transportues premium...
-
Çfarë pritet të bëhet më i lirë në Zvicër?
-
Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz
-
Gjeneva pyet prindërit për pushimet e shkollës
-
Kina spiunon minoritetet në Zvicër