Kosova

Osmani takohet me Kurz: Austria konfirmoi mbështetjen për të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës

Presidentja Osmani: Austria ka konfirmuar mbështetjen edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur këtë të mërkurë nga kancelari austriak Sebastian Kurz.

Osmani është shprehur se Austria konfirmoi mbështetjen e palëkundur për të ardhmen Euro-Atlantike për Republikën e Kosovës, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Një takim përmbajtësor e miqësor sot me Kancelarin e Austrisë, z. Sebastian Kurz. Austria konfirmoi mbështetjen e palëkundur për të ardhmen Euro-Atlantike për Republikën e Kosovës, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova mbetet partner i besueshëm dhe i gatshëm për thellimin tutje të raporteve në mes të dy vendeve tona”, deklaroi Osmani.

Gjithashtu nga ana e tij kancelari austriak konfirmoi mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt Europës.

Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter” Kurz tregon se fokusi i takimit ishte dialogu dhe rruga drejt integrimit Europian.

“Takim pozitiv me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Austria do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe të bëj thirrje për integrim në Evropë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Dialogu me komunikim të drejtpërdrejtë duhet të jetë themel i stabilitetit në rajon”, shkruan Kurz.