Kosova
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presidentin Steinmeier
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani. Gjatë kësaj vizite do të ketë takim pune me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter- Steinmeier, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, Osmani do të realizojë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë.
Sipas një njoftimi të zyrës së Presidencës, Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue, me ç’rast do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.
Në kuadër të kësaj vizite, presidentja do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin, ku do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve.
Ndryshe, Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani, me ftesë të Presidentit Steinemier, e ka realizuar në shtator të vitit 2021, ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe trevjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me Presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tonë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













