Lajme
Paga mesatare në Kosovë në fund të qershorit ishte 374 euro
Enti i Statistikave të Kosovës, në raportin për zhvillimet deri në fund të qershorit, dëshmon se është përmbushur vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave, ndonëse jo deri në përqindjen e thënë.
Ndryshimi është i kuptueshëm, meqenëse bëhet fjalë për mesataret e pagave për një të punësuar në sektoret buxhetore.
Paga mesatare në Kosovë në fund të qershorit ishte 374 euro. Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar ato janë 28,5 për qind më të larta, ndërkaq 34,5 për qind më të larta se në janar të këtij viti.
Sipas ESK-së pagat më të larta janë në shërbimet e përgjithshme, 428 euro, ose 71 euro më të larta se para një viti, siguri e rendi, 403 euro, ose 22 për qind më të larta, pastaj në sektorin ambientit, 360 euro, në shëndetësi 374 euro, me një rritje 30,7 për qind, në arsim 347, ose 36,6 për qind më të larta,po aq edhe në sektorin argëtimit dhe të kulturës, me një rritje 24,8 për qind, ekonomia, 319 euro, krahasuar me 289 euro sa ishin para një viti dhe n fund është strehimi, ku paga mesatare është 309 euro, ose 27,2 për qind më shumë se një vit më parë.
Krahasuar me disa vende të tjera të rajonit Kosova tash nuk është në vendin e fundit.
Pas saj janë Serbia , ku në fund të majit paga mesatare ishte 353 euro dhe Maqedonia, 330 euro.
Paga mesatare në Shqipëri është afër 400 euro, në Slloveni , 970 euro, Kroaci, 736 euro, Mal të Zi, 581 euro dhe në Bosnjë e Hercegovinë, 400 euro.
Sipas ESK-së pagë nga buxheti i Kosovës marrin 77mijë e 602 punëtorë, kurse në fund të qershorit të vjetëm ishin 76 mijë e 335.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta













