Lajme
Pagat minimale në Evropë, si krahasohen?
Përqindja e punëtorëve me pagë minimale, është më e lartë se 10%, në disa vende në të gjithë Evropën.
Ky vit shënon një hap të rëndësishëm, drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës, në vendet anëtare të BE-së, sepse direktiva e re e BE-së për pagat minimale, duhet të hyjë në ligj deri më 15 nëntor të këtij viti.
Nuk ka pagë minimale në 5 vende të BE-së
Njëzet e dy nga 27 shtetet anëtare të BE-së, kanë një pagë minimale kombëtare të përcaktuar. Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë. Qipro vendosi për të përcaktuar pagën minimale në fillim të vitit të kaluar.
Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, tetë kanë një pagë minimale kombëtare. Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina, kanë pagë minimale të përcaktuar, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova jo.
Vendet e Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (European Free Trade Association, EFTA), Norvegjia, Zvicra dhe Islanda, nuk kanë një pagë minimale kombëtare.
Kur paga minimale bruto është nën 1000 €
Pagat minimale për vendet e BE-së, ndryshojnë shumë. Pagat minimale mujore bruto, aktualisht variojnë nga 477 € në Bullgari në 2,571 € në muaj në Luksemburg.
Paga minimale, është më shumë se 2,000 € në Luksemburg, Irlandë, Holandë dhe Gjermani, ndërsa shifra për Francën është 1,767 € dhe 1,323 € për Spanjën.
Paga minimale është nën 1000 euro, në 14 nga 22 shtetet anëtare, ku ka një pagë minimale kombëtare të përcaktuar.
Shifra varion nga 360 euro në Maqedoninë e Veriut, deri në 613 euro në Turqi, midis vendeve kandidate dhe kandidate potenciale.
Bullgaria (477 euro) ka një pagë minimale më të ulët se Turqia, Serbia dhe Mali i Zi, të cilat të gjitha janë vende kandidate.
Ndryshimet në pagat minimale, janë dukshëm më të vogla në standardin e fuqisë blerëse (purchasing power standard, PPS), i cili ofron një krahasim më të drejtë.
PPS është një “njësi e monedhës artificiale”, e përcaktuar nga Eurostat, bazuar në diferencat e nivelit të çmimeve midis vendeve. Një njësi PPS, mund të blejë teorikisht të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.
Paga minimale, e rregulluar për PPS, aktualisht varion nga 542 € në Shqipëri në 1,883 € në Gjermani.
Përveç Gjermanisë, kjo shifër ishte mbi 1250 euro në Luksemburg, Holandë, Belgjikë, Francë, Irlandë, Poloni, Slloveni dhe Spanjë.
Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Bullgaria, shënuan pagën minimale më të ulët në PSS, midis vendeve të BE-së me një pagë minimale në PPS nën 1,000 euro.
Disa vende kandidate si Turqia, Serbia dhe Mali i Zi, kishin nivele më të larta pagash, se vendet e BE-së si Estonia, Letonia dhe Bullgaria, por shifra ishte ende nën 1,000 euro ,për të gjitha vendet kandidate dhe kandidate potenciale.
Përqindja e pagave minimale
Përqindja e punonjësve, që marrin pagën minimale, ndryshon ndjeshëm. Paga minimale është thelbësore në disa vende, ku ka më shumë njerëz në skajin më të ulët të shkallës së të ardhurave, sesa në vende të tjera. Të dhënat bazohen në shifrat e vitit 2018, i cili ishte viti i fundit, për të cilin disponohen të dhënat e të ardhurave.
Pra, në vitin 2018, përqindja e punonjësve, që paguhen më pak se 105% e pagës minimale kombëtare, ishte mbi 10% në pesë vende të BE-së. Ato ishin: Sllovenia (15.2%), Bullgaria (14.1%), Rumania (13.3%), Polonia (12.1%) dhe Franca (11.6%).
Ky raport ishte gjithashtu mbi 5% në 10 anëtarë të BE-së, përfshirë Gjermaninë (6.6%).
Është i rëndësishëm rregullimi i vazhdueshëm i pagave minimale
Pagat minimale reale, ranë në shumicën e vendeve anëtare të BE-së, kur inflacioni arriti nivelet më të larta në vitin 2022. OECD bën thirrje për rishikime të rregullta, për të mbrojtur standardin e jetesës së punëtorëve me pagë të ulët.
Është e rëndësishme, që pagat minimale statutore të rregullohen rregullisht.
Direktiva e BE-së synon të vendosë një kornizë për:përshtatshmërinë e pagave minimale ligjore;
promovimin e negociatave kolektive për përcaktimin e pagave;
rritjen e aksesit efektiv të punëtorëve, në të drejtat e tyre për mbrojtjen e pagës minimale./ Euronews
E-Diaspora
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda” Shqiptarët në Itali kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore...
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
-
Prishtinasja mahnit jurinë gjermane me zërin e saj në ‘Deutschland sucht den Superstar’
-
Itali: Laura Fetahu vazhdon tutje garën me sukses në X Factor
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të
Jeta në Zvicër
-
A do ta vazhdojë karrierën Lara Gut-Behrami deri më 2026 A do të jetë Lara në Lojërat Olimpike 2026 ...
-
Informacion i ri mbi vrasjet e Chevaline të 12 vjetëve më parë
-
Lidhja e re A40 shkon një hap më tej
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Komunat pranë aeroportit të Gjenevës kërkojnë rregulla më të rrepta të natës