Kosova

Pamje emocionale, vargu i ndihmave nuk ka të ndalur nga Kosova

Së fundi, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka dërguar ndihmat e para për të prekurit e tërmetit që ndodhi dje në Shqipëri.

Duke i përcjellë me shqetësim shumë të thellë ngjarjet e djeshme, anëtarët e Klubit të Prodhuesve, por edhe kompani të tjera janë mobilizuar që t’u dalin në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë natyrore.

‘Ndihmat e para janë produkte të domosdoshme për të prekurit, ku janë dërguar mbi 200 tonë produkte ushqimore, por edhe dyshek, batanije dhe produkte të ndryshme sanitare.

Kompanitë të cilat këtë herë e kanë përkrahur këtë aksion humanitar janë Devolli Group (Blerim Devolli), M&Sillosi dhe Comodita (Shkëlqim Devolli), Rugove (Visar Kelmendi), Fluidi (Fejzulla Mustafa), Frutex (Shaqir Palushi) dhe Flutura (Gojart Kelmendi).

 

Klubi i Prodhuesve sinqerisht bashkëndjenë me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe i shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, me shpresën që numri i tyre të mos rritet dhe pasojat të jenë sa më të vogla.

Jemi me të gjithë të lënduarit dhe me ata që mbeten pa kulm mbi kokë nga kjo katastrofë e natyrës’, thuhet në njoftimin e Klubit, përcjell albinfo.ch.

blob:https://www.evropaelire.org/1daa2a58-c6c1-41ea-875a-ca2e018c4707