Lajme

Pamje të dhimbshme: Babai u bë mburojë për të shpëtuar fëmijët nën rrënoja

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, kanë humbur jetën 21 persona

Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me 6.8 ballë.

Bilanci i viktimave dhe numri i të plagosurve sa vjen e rritet, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënojat e objekteve që janë shembur.

Një histori dramatike raportohet në rrjetet socialem, në mediat turke.

Nga grupet e kërkim-shpëtimit thuhet se një baba është gjetur përmbys, ndërsa mbante nën krahët e tij fëmijët. Për fat të keq babai ka ndërruar jetë por nuk dihet fati i fëmijëve.

Mijëra persona kanë postuar videon nga gjetja e babait, për të cilin thuhet se u bë si çati për të shpëtuar fëmijët.

“Një baba që mbron fëmijët e tij pas tërmetit duke u pozicionuar si çati për t’i mbuluar ata, duke qëndruar nën të gjithë blloqet e mbetura të ndërtesës …. Baballarët tanë ,” shkruajnë mediat turke.

“Një baba që ishte nën mbulim me fëmijët e tij nën rrënoja … Zemra ime vajton. Shtëpitë e njerëzve janë shkatërruar, rrugët e fshatit janë të mbyllura, nuk ka transport”, janë dëshmitë rrënqethëse të tërmetit tragjik, thuhet në mediat sociale turke, shkruan NOA, përcjell albinfo.ch.

 

 

Image

 

Image