Lajme
Pandemia COVID-19 rriti tregtinë online në Shqipëri
Shqiptarët po e përdorin gjithmonë e më shumë internetin, ndërsa pandemia COVID-19 i shtyu ata të provojnë edhe blerjet online.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për vitin 2021 mbi një në pesë persona, ose 21.4 për qind e popullsisë 16-74 vjeç bëri blerje përmes platformave në internet apo rrjeteve sociale. Kjo shënon një rritje të lehtës kundrejt 2020-së dhe dyfishim të tregtisë online krahasuar me nivelet para pandemisë.
Shqiptarët shpenzojnë kryesisht për veshje, këpucë dhe aksesorë, por edhe për produkte të tjera, si ushqimet në supermarkete apo produkte të tjera shtëpiake.
Lulëzimi i tregtisë online shoqërohet edhe me problematikën e informalitetit të lartë. Pasi shumë faqe që ofrojnë produkte janë tërësisht informale, të paregjistruara dhe pa një adresë, çka përbën rrezik për konsumatorët.
E-Commerce mbetet industria me potencialin më të lartë në Shqipëri. Kjo për faktin se ka qenë shumë pak e zhvilluar dhe shqiptarët kanë qenë tradicionale në blerjet e tyre, duke preferuar dyqanet fizike. Sipas INSTAT-it, vitin e shkuar vetëm 13.3 për qind e ndërmarrjeve realizuan shitje përmes faqes së internetit, rrjeteve sociale apo aplikacioneve të dedikuara. /A2News
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











