Koronavirusi: çast pas çasti
Pandemia: Rritet pasuria e të pasurve
Miliarderët këtë vit zotërojnë së bashku 3.5% të pasurisë globale të familjeve, shifër kjo në rritje të dukshme nga pak mbi 2% që ishte në fillimin e pandemisë në hyrje të vitit 2020

Një studim zbuloi të martën se pjesa e pasurisë së familjeve miliardere është rritur me një sasi rekord gjatë pandemisë, bashkë me shumë milionerë që po ashtu kanë dalë nga COVID-19 me fitim.
Raporti Botëror i Pabarazisë, i përpiluar nga një rrjet studiuesish të shkencave sociale, vlerësoi se miliarderët këtë vit zotërojnë së bashku 3.5% të pasurisë globale të familjeve, shifër kjo në rritje të dukshme nga pak mbi 2% që ishte në fillimin e pandemisë në hyrje të vitit 2020.
“Kriza e COVID ka thelluar pabarazitë midis shumë të pasurve dhe pjesës tjetër të popullsisë,” tha autori kryesor i studimit, Lucas Chancel, duke vënë në dukje se ekonomitë e pasura përdorën mbështetje fiskale masive për të zbutur rritjen e madhe të varfërisë që u vu re në vende të tjera, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Raporti bazohej në një mori studimesh të specializuara dhe të dhëna publike, me një parathënie të shkruar nga ekonomistët në SHBA, Abhijit Banerjee dhe Esther Duflo, dy prej tre ekonomistëve që fituan çmimin Nobel 2019 për punën e tyre mbi çështjen e varfërisë.
“Duke qenë se pasuria është burimi kryesor i përfitimeve ekonomike në të ardhmen dhe, gjithnjë e më shumë, i fuqisë dhe i influencës, kjo parashikon rritje të mëtejshme të pabarazisë”, shkruajtën dy ekonomistët për atë që e quajtën një “përqendrim ekstrem i fuqisë ekonomike në duart e një pakice shumë të vogël të super të pasurve”.
Gjetjet konfirmojnë një sërë studimesh ekzistuese, “lista të të pasurve” dhe prova të tjera që tregojnë për një rritje të pabarazive shëndetësore, sociale, gjinore dhe racore gjatë pandemisë.
Lista vjetore e Forbes për miliarderët e botës këtë vit përfshinte një shifër rekord prej 2,755 miliarderësh me një pasuri të përbashkët prej 13.1 trilion dollarë, nga 8 trilion dollarë që ishte vitin e kaluar.
Raporti i ri tregoi se një grup më i madh prej 520,000 personash që përbëjnë 0.01% të më të pasurve, patën një rritje të përbashkët të pjesës së tyre të pasurisë globale që kapi vlerën 11% këtë vit, nga 10% një vit më parë.
Personat që janë në kategorinë e 0.01% të më të pasurve, kanë një pasuri familjare prej të paktën 16.7 milionë euro (19 milionë dollarë), e rregulluar sipas barazisë së fuqisë blerëse ndërmjet monedhave, thuhet në raport.
Analistët thonë se disa super të pasur kanë përfituar nga zhvendosja online e pjesës më të madhe të ekonomisë botërore gjatë izolimeve, ndërsa të tjerë thjesht kanë përfituar nga rritja e çmimeve të aseteve, në një kohë kur tregjet financiare përpiqen të vlerësojnë shpejtësinë dhe mënyrën e rimëkëmbjes globale.
Raporti zbuloi gjithashtu se ndërsa varfëria u rrit ndjeshëm në vendet me nivel më të dobët të mirëqenies, mbështetja masive e qeverive në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë bëri të mundur lehtësimin e të paktën një pjese të këtij ndikimi te personat me të ardhura më të ulëta.
“Kjo tregon rëndësinë e shteteve sociale në luftën kundër varfërisë,” tha Chancel.
Në mënyrë të veçantë, raporti përshëndeti marrëveshjen e këtij viti për një normë minimale globale të taksës së korporatave prej 15%, duke e cilësuar si një moment historik të mundshëm në përpjekjet për të ndalur një “garë drejt rënies së standardeve”, e cila që nga mesi i viteve 1980 ka çuar në përgjysmimin e normave mesatare të taksave të korporatave, në rreth 24%.
Megjithatë, raporti konstatoi se marrëveshja kishte një mangësi, për arsye se dyshemeja prej 15% ishte më e ulët se ajo që paguajnë kompanitë me fitime mesatare në vendet me të ardhura të larta, si dhe për shkak se ofronte mundësi arbitrazhi për shumë kompani të prekura nga ky ndryshim.
E-Diaspora
-
Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen Tri gra me origjinë nga Kosova dhe një shtetas sirian janë përpjekur ta ndalonin një grua...
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare
-
Spitali i Badenit, ku është vendosur kosovari i plagosur, mbrohet nga policia
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një 19-vjeçar që po planifikonte të kryente sulm terrorist Planifikonte të kryente sulm terrorist, policia arreston 19 vjeçarin në Zvicër...
-
A mund të goditet edhe Zvicra nga një ndërprerje masive e energjisë?
-
Pasaporta zvicerane është ‘dokumenti më i bukur i identitetit në botë’
-
A ju lejohet ushtarëve zviceranë të mbajnë armë në shtëpi?
-
Kredi me franga, shtëpi në Francë, pronarët mund të ankohen