Tematike
Pandemia ul lëvizjen e popullatës nga Zvicra dhe drejt Zvicrës
Në 6 mujorin e parë të vitit është ulur për 14.4% emigracioni nga Zvicra, në botën e jashtme
Kriza e koronavirusit ka bërë që më shumë njerëz të mos ndërmarrin lëvizje por të qëndrojnë aty ku ishin. Në gjysmën e parë të vitit 2020, në Zvicër kanë imigruar 5.7 përqind më pak njerëz në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, thuhet në një njoftim të SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion).
Në të njëjtën kohë dukshëm më shumë, gjegjësisht 14.4% është ulur emigracioni nga Zvicra, në botën e jashtme, shkruan albinfo.ch
Bilanci i migracionit ishte pak më pak nën 26,000, gjegjësisht 1323 më shumë njerëz kanë ardhur në Zvicër në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja vjen për shkak të dy rrethanave, thotë SEM: nga njëra anë, imigrimi i lartë në janar dhe shkurt, i cili ka ndodhur për shkak të perspektivës së mirë ekonomike, dhe, nga ana tjetër, rënia e ndjeshme e emigrimit nga Zvicra, në prill dhe maj, që është bërë për shkak të kufizimit të opsioneve të udhëtimit gjatë periudhës së bllokimit.
Numri i njerëzve që imigruan në Zvicër ka pasur rënien më të madhe në maj, kur këtu janë vendosur 5132 njerëz ose 42 për qind më pak se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Në prill kjo shkallë ishte 28 për qind ndërsa në qershor, 8 përqind më pak se në periudhën e krahasueshme, transmeton albinfo.ch. Emigracioni gjithashtu është ulur ndjeshëm: në prill ai ka rënë për më shumë se një të tretën, në maj, për një të pestën dhe në qershor, për një të dhjetën.
Gjatë periudhës janar-qershor,16,363 njerëz kanë bërë bashkimin familjar, ose janë lëshuar 7.6 për qind më pak leje sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pranimi i bashkimit familjar të shtetasve zviceranë ose atyre të BE / EFTA / MB ishte i kufizuar nga 25 mars deri në 11 maj 2020, përcjell albinfo.ch. Ndërsa për familjarët e shtetasve të vendeve të treta kufizimi vlente deri në 8 qershor 2020.
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja













