Shkurt.ch
Papunësia gjatë janarit, pak më e ulët se një vit më parë
Në të gjitha Qendrat Regjionale për Ndërmjetësim të Punës (RAV) të Zvicrës kanë qenë të regjistruar 149.161 persona të papunë
Shkalla e papunësisë në Zvicër gjatë muajit janar 2018 ka qenë 3.3% gjegjësisht mbetur i njëjtë me atë të një muaji më parë. Ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë, ajo ka shënuar një rënie prej 0.4%.
Kështu, siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonoimi (SECO) në fund të janarit 2018 në të gjitha Qendrat Regjionale për Ndërmjetësim të Punës (RAV) të Zvicrës kanë qenë të regjistruar 149.161 persona të papunë.
Në veçanti rënie në krahasim me janarin e vitit të kaluar ka shënuar numri i të papunëve të moshave të reja. Rënia në këtë raport është për 16.4%. Në janar të vitit 2017 ishin 19.782 të rinj që kërkonin punë ndërsa në janarin e vitit 2018 ky numër ka rënë në 16.545 sish.
Ndërsa numri i të papunëve të moshës mbi 50 vjeçare në janar ka shënuar rënie prej 4.7%.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












