Lajme
Paralajmërohen emigrantët për kujdes në komunikacion
Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqeonisë flasin për qindra shtetas të huaj, të cilët brenda vitit gjobiten ose paralajmërohen për t’i respektuar rregullat e komunikacionit. Mesatarisht thuhet të jenë gjobitur ose paralajmëruar rreth dy shtetas të huaj, të cilët kanë udhëtuar me shpejtësi të madhe, janë parkuar në vende joadekuate, kanë […]
Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqeonisë flasin për qindra shtetas të huaj, të cilët brenda vitit gjobiten ose paralajmërohen për t’i respektuar rregullat e komunikacionit.
Mesatarisht thuhet të jenë gjobitur ose paralajmëruar rreth dy shtetas të huaj, të cilët kanë udhëtuar me shpejtësi të madhe, janë parkuar në vende joadekuate, kanë qenë nën ndikimin e alkoolit ose kanë bërë shkelje më të vogla.
Sipas sqarimeve të zyrtarëve të MPB-së, parimisht policia vendëse është mjaft tolerante ndaj shtetasve të huaj që vizitojnë Maqedoninë ose kalojnë transit nëpërmjet territorit të saj, megjithatë në prag të fillimit të sezonit të verës shfaqet nevoja për më shumë kujdes të të gjithë pjesëmarrësve të komunikacionit rrugor.
Sipas vlerësimeve zyrtare, si rezultat të shtrirjes gjeografike dhe kthimit në vendlindje të shumë emigrantëve, më saktësisht shtrirja gjeografike e vendit në kryqëzimin e korridoreve 8 dhe 10, që frekuentohen në masë të madhe gjatë verës, bën që qindra-mijëra shtetas të huaj, por edhe vendës të kalojnë kufijtë dhe të frekuentojnë rrugët e vendit.
Në këtë kontekst, në Ministrinë e Punëve të Brendshme sqarojnë se udhëtimet shumorëshe mund të jenë mjaft të lodhshme për shtetasit e huaj që duan të pushojnë në Maqedoni ose që shfrytëzojnë territorin e vendit për të pushuar, për shembull, në Greqinë fqinje.
Vetëm vitin e kaluar ekipet e policisë rrugore kanë gjobitur 554 shtetas të huaj, të cilët kanë bërë shkelje të formave të ndryshme. Ndërkaq, po të njëjtin vit, për shkeljet e formave më të lehta policia ka paralajmëruar 169 shtetas të të huaj”, transmeton gazeta „Koha“ e Shkupit.
Sipas sqarimeve zyrtare, shtetasit e huaj që gjobiten nga ana e policisë kanë mundësi të paguajnë gjobat në vendngjarje ose të drejtohen në një bankë ose në postat e vendit më të afërt.
Ndërkohë, deri në pagimin e gjobës shtetasi i huaj është paraparë të lërë patentën e shoferit dhe pasaportën, si një lloj garancie se ai do të paguajë gjobën përkatëse.
Megjithatë, problemet paraqiten të dielave, kur nuk punojnë bankat dhe filialet e postave, në një rast të tillë shtetasit e huaj që mund të gjobiten nga ana e policisë mund të paguajnë gjobat në filialet e postave që funksionojnë nëpër pikat kufitare 24 orë pa ndërprerje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














