Lajme
Paralajmërohet destabilizim i tregjeve globale të energjisë

Kremlini ka paralajmëruar sot se tavani që Perëndimi i ka vënë çmimit të naftës ruse do të destabilizojë tregjet globale të energjisë.
Zëdhënësi Dmitry Peskov është shprehur se Rusia po përgatitet që t’i përgjigjet lëvizjes së G7-s dhe aleatëve për të ndaluar shtetet dhe kompanitë që të bëjnë tregti me naftën ruse nga deti, për të cilat çmimi është mbi 60 dollarë për fuçi, raporton Reuters.
“Rusia dhe ekonomia ruse e kanë kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur plotësisht nevojat dhe kërkesat e operacionit special ushtarak”, tha Peskov sot, kur u pyet nëse tavani që i është vendosur çmimit do të ndikonte në luftën që po bëhet në Ukrainë.
Ai shtoi se, në fakt, tavani për çmimet do të destabilizojë plotësisht tregjet globale të energjisë, ndërsa i paralajmëroi europianët që të përgatiten për çmime më të larta.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 1.7% në 87.01 dollarë për fuçi të hënën, pasi BE-ja vendosi të miratonte çmimin tavan për naftën e eksportuar nga Rusia.
E-Diaspora
-
Itali: Plaçkitja e 30 eurove, shqiptarit i kushtoi me burgim Gjykata morri vendim që shqiptari të dënohet me katër vjet burg....
-
“Drita” në Kreuzlingen organizon mbrëmje muzikore
-
SHKA “Ilirët” dhe “Teuta” në Lozanë, koncert për Pavarësinë e Kosovës
-
Policia austriake arreston kosovarin ditën e martesës
-
Filmi “Virgjëresha shqiptare” po bën gjiro në kinematë gjermane
Jeta në Zvicër
-
Rezervimi i një hoteli në Booking.com kushton më shumë se sa rezervimi drejtpërdrejt Kur bëni një rezervim në internet përmes një platforme rezervimi, ndoshta dëshironi të kurseni sa më...
-
Trendi në rritje i papunësisë në Zvicër
-
Zvicër: Pritet rënie e inflacionit këtë vit
-
Sa persona janë të papunë në Zvicër
-
Zvicër: Burrat janë përgjegjës për të ardhurat kryesore të familjes