Kosova
Parlamenti Europian: Të liberalizohen vizat për Kosovën
Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje Këshillit të BE-së që të lëvizë përpara drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në rezolutën të cilën e miratoi Parlamenti Evropian, theksohet se tashmë Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet e kërkuara për liberalizim të vizave, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
Në këtë document po ashtu flitet edhe për përparimin dhe ngecjet që institucionet e Kosovës i kanë bërë drejt progresit të agjendës evropiane.
Raporti gjithashtu ka theksuar nevojën e depolitizimit dhe ristrukturimit të administratës publike edhe pse thekson disa përparime që janë bërë në këtë drejtim.
Shqetësuese sipas eurodeputetëve mbesin korrupsioni dhe krimi organizuar, fusha këto në të cilat ata kërkojnë përpjekje të përbashkëta për përmirësimin e situates.
“Financimi jo i duhur i sistemit gjyqsor, korrupsioni i përhapur, elementet e kapjes së shtetit, ndikimet politike në sistemin e drejtësisë” janë disa prej çështjeve që eurodeputetët i ngrisin si shqetësuese në këtë rezolutë për Kosovën.
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












