Lajme
Parlamenti Evropian kritikoi sërish zgjedhjet në Kosovë
Komiteti për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë në Strasburg, ka vlerësuar se në zgjedhjet e dhjetorit dhe në rivotimet e janarit në Kosovë, janë vërejtur përmirësime teknike, por ka pasur edhe lëshime serioze dhe mosrespektim të rregullave zgjedhore.
Gjatë debatit të eurodeputetëve është dhënë edhe vlerësimi se zgjedhjet në Kosovë nuk ishin sipas standardeve ndërkombëtare.
Shefja e delegacionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë, Urlike Lunacek, ka tërhequr vërejtjen për mashtrime gjatë numërimit të votave dhe kërcënime, raportoi Evropa e Lirë. Ajo ka përmendur se edhe përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë, po kërkojnë që të formohet qeveria e “duarve të pastra”, që do të thotë pa personat, që janë nën hetime. Lunacek ka thënë se “cilat do parti që të vijnë në qeveri, në Kosovë duhet të ketë ndryshime”.
Anëtari i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, ka thënë se “përshtypja e përgjithshme është e kënaqshme, por në shumë vendvotime ka pasur kurdisje të qarta dhe falsifikime të procesit zgjedhor”. Sipas tij, “procesi i këtillë zgjedhor në Kosovë e frenon përparimin e përgjithshëm dhe dialogun e Prishtinës me Beogradin”.
Ndërsa europarlamentari Jelko Kacin ka thënë se, megjithë vështirësitë, “zgjedhjet e përsëritura në tri komuna kanë dhënë rezultate, pasi kryeministri në dorëheqje dhe partia e tij i kanë humbur dy deputetë”. Kacin ka vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen e serbëve të Kosovë në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të... -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave












